Aneminë
Bananet përmbajnë shumë hekur, i cili stimulon prodhimin e hemoglobinës në gjak, ndaj rezulton e domosdoshme në rastet e anemisë.
Tensioni i gjakut
Duke qenë shumë e pasur me kalium, banania është një mbrojtëse e mirë për të gjithë ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Kohët e fundit, në SHBA i është dhënë leja një industrie që tregton banane të shkruajë në etiketa se ky frut redukton rrezikun e infarktit.
Energji për mendjen
Kërkimet kanë treguar se marrja e rregullt e kaliumit përmes ushqimeve shërben si një energjizues i mirë ndaj në një shkollë angleze këshillohej konsumi i bananeve gjatë periudhës para provimeve.
Kapsllëk
Mund t‘u thoni lamtumirë laksativëve. Bananet kanë një sasi të madhe fibrash, që kontribuojnë për të stabilizuar aktivitetin normal të zorrëve.
Depresioni
Ato përmbajnë një lloj aminoacidi të quajtur triptofano, që trupi e konverton në serotoninë, në gjendje të qetësojë trupin dhe të favorizojë mirëqenien tonë.
Përzieja magjike
Përzierja me bazë bananen është një mrekulli e vërtetë. Banane, qumësht, akull, mjaltë. Bananet qetësojnë stomakun, ndërsa mjalti riaktivizon sheqernat, qumështi rihidraton dhe i jep trupit një ndjenjë të veçantë.
Qetësuesi i gastritit
Bananet i dhurojnë trupit një efekt natyror antiaciditet dhe këshillohen për ata që vuajnë nga acidi i tepërt në stomak. Duke ngrënë një banane arrihet menjëherë të qetësohet një stomak me probleme.
Qetëson lëkurën
Lëkura e bananes redukton ënjtjen dhe irritimin e lëkurës. Nëse keni probleme të tilla, lëkura e brendshme e bananes mund të jetë "ilaçi" i menjëhershëm. Sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Sipas mjekeve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit.
Shqetësime nervore
Vitamina B, që ajo përmban në sasi të madhe, ndihmon për ta mbajtur të qetë sistemin nervor. Ato përmbajnë vitaminën B6, që rregullon nivelin e glukozës në gjak, e cila shpesh ndikon në ngritjen humorit.
Kontrolli i temperaturës
Në shumë anë të botës i atribuojnë merita të ndryshme, ku më kryesorja është ajo e uljes së temperaturës së lartë të trupit. Në fakt, në Tajlandë gratë shtatzëna hanë banane për t‘u siguruar se fëmijët e tyre do të lindin me temperaturë trupi jo të lartë.
Varësia nga duhani
Po përpiqesh të heqësh dorë nga duhani, por nuk po mundesh dot? Provoje njëherë me banane. Banania përmban vitaminat
B6, B12, kalium dhe magnez, që ndihmojnë të shërohesh nga efektet e shkaktuara prej nikotinës.
Kultivimi
Është folur për herë të parë në vitet 600, para Krishtit në disa shkrime budiste, ndërsa Aleksandri i Madh e ka përmendur në vitin 327 para Krishtit. Ka shumë mundësi që kinezët ta kenë kultivuar për herë të parë në vitin 200 pas Krishtit. Në Evropë u përhapën vetëm në periudhën e Rilindjes, kur në vitin 1502 kolonizatorët portugezë nisën të kultivonin plantacionet e para të bananeve në Karaibe dhe Amerikën Qendrore. Bananet janë frutat më të konsumuara në botë dhe shumë të rëndësishme nga pikëpamja tregtare, meqenëse së bashku me kafenë janë produkti më i rëndësishëm për shtetet e Amerikës Qendrore. Vendet që vareshin më shumë nga tregtia e saj u quajtën "banana republic". Prodhuesi më i madh në botë i tyre është India, me rreth 23 për qind të prodhimit botëror, ndërsa pas renditen Brazili, Ekuadori, Kina dhe Filipinet, ndërsa vendet më të mëdha eksportuese janë Ekuadori, Kosta Rika, Filipine dhe Kolumbia.
Të freskëta, të shijshme dhe të domosdoshme, nga dhjetori në janar
Fjala banane vjen nga arabishtja, që do të thotë gisht. Në Evropë, kur nuk kishte mbërritur dhe zbuluar ende në vitin 1600, e quanin si frutin që vjen era trëndafil. Ndërsa sot e hamë banane ashtu siç e blejmë, ose ndryshe të "gjallë", në mjaft vende të botës përdoren shumë edhe bananet e thata, me ngjyrë kafe, me shije të theksuar dhe karakteristike. Përftohen nga pjekja në zgarë, ose furrë dhe lihen të thahen. Përveç frutave, në kuzhinën e Bengalas apo Keralas në Indi përdoren edhe lulet e bananes, të pjekura ose të gjalla. Ajo përdoret gjithashtu për gatimin e shumë ëmbëlsirave
Çdo vit prodhohen rreth 68 milionë tonelatë banane, nga të cilat 12 milionë tonelata u përdorën për tregti në të gjithë botën. Në bazë të të dhënave të FAO-s tregtia botërore kryesohet nga Ekuadori, i cili së bashku me Kosta Rikën, Filipinet dhe Kolumbinë përbëjnë 2/3 e totalit botëror të eksportit të bananeve. Importuesit më të mëdhenj janë SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ku kjo e fundit thith rreth 34 për qind të të gjithë importit botëror. Vendet latino-amerikane furnizojnë Amerikën dhe Evropën, ndërsa Filipinet janë furnizuesit kryesorë të Japonisë. Bananes i atribuohet edhe përcaktimi republika e bananes, që është një shprehje që përdoret për të treguar një shtet të vogël, shpesh latino-amerikan ose karaibik, me situatë politike jo të qëndrueshme, që varet vetëm nga një sektor i vetëm agrikulturor në duar të shoqërive shumëkombëshe dhe qeverisur nga një oligarki e pasur dhe e korruptuar. Fjala u përdor për herë të parë nga shkrimtari amerikan O.Henry, duke iu referuar Hondurasit. Republika e bananeve në satirë shpesh prezantohet si e udhëhequr nga junta ushtarake, që mbivlerëson pushtetin e saj dhe ekzagjeron simbolet dhe procedurat e vendit. Aktualisht, termi ka hyrë në fjalorin e përditshëm për të treguar regjimet diktatoriale dhe të paqëndrueshëm, ku gjërat janë të manipuluara dhe korrupsioni lulëzon.
Studimet
Kërkimet kanë treguar që konsumimi i dy bananeve mund ta furnizojë trupin me dozën e duhur të energjisë për të përballuar një stërvitje prej 90 minutash. Të shijshme, të freskëta dhe plot energji, bananet janë të domosdoshme për të kuruar shqetësime të ndryshme të organizmit
Kultivimi
Ka shumë mundësi që kinezët ta kenë kultivuar për herë të parë në vitin 200 pas Krishtit. Në Evropë u përhapën vetëm në periudhën e Rilindjes, kur në vitin 1502 kolonizatorët portugezë nisën të kultivonin plantacionet e para të bananeve në Karaibe dhe Amerikën Qendrore
Importi
Importuesit më të mëdhenj janë SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ku kjo e fundit thith rreth 34 për qind të të gjithë importit botëror. Vendet latino-amerikane furnizojnë Amerikën dhe Evropën, ndërsa Filipinet janë furnizuesit kryesorë të Japonisë
Konsumi
Bananet janë frutat më të konsumuara në botë dhe shumë të rëndësishme nga pikëpamja tregtare, meqenëse së bashku me kafenë janë produkti më i rëndësishëm për shtetet e Amerikës Qendrore. Vendet që vareshin më shumë nga tregtia e saj u quajtën "banana republic"
Prodhimi
Prodhuesi më i madh në botë i tyre është India, me rreth 23 për qind të prodhimit botëror, ndërsa pas renditen Brazili, Ekuadori, Kina dhe Filipinet, ndërsa vendet më të mëdha eksportuese janë Ekuadori, Kosta Rika, Filipine dhe Kolumbia
Republika e bananes
Republika e bananes është një shprehje që përdoret për të treguar një shtet të vogël, shpesh latino-amerikan ose karaibik, me situatë politike jo të qëndrueshme, që varet vetëm nga një sektor i vetëm agrikulturor në duar të shoqërive shumëkombëshe dhe qeverisur nga një oligarki e pasur dhe e korruptuar
Ilaçi
Pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes
Qetësuese
Vitamina B, që ajo përmban në sasi të madhe, ndihmon për ta mbajtur të qetë sistemin nervor. Ato përmbajnë vitaminën B6, që rregullon nivelin e glukozës në gjak, e cila shpesh ndikon në ngritjen humorit
Nga Gazeta Shqip